Surprise Me!

SHBA pershendet rinisjen e dialogut Kosove-Serbi | Lajme - News

2020-07-11 0 Dailymotion

Pas dështimit të takimit në Uashington ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe që shënonte edhe rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e SHBA-së, është aktivizuar Bashkimi Evropian duke organizuar një sërë takimesh brenda kësaj jave që do të shënojnë edhe rinisjen e këtij dialogu.

Nga zyra e Presidentit Macron, në njoftimin për takimin që zhvilloi presidenti francez dje me Kryeministrin Hoti, kanë vlerësuar se samiti virtual i Parisit shënon edhe rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

?Ky samit do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan dhe forcojnë lidhjen e tyre me Bashkimin Evropian?, thuhet në njoftim.

Dy ditë më pas një takim i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel.

I dërguari i SHBA-së për dialogun Richard Grenell i ka dhënë përkrahje udhëheqësve evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai madje ka shfaqur shpresën që do të kompletohet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën në samitin e Parisit që do të mbahet pas dy ditësh.

?Kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kurrë nuk kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizimin e ekonomisë do të ishte një zgjidhje e shpejtë e problemit. Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve?, ka shkruar Grenell në Twitter.

Por a do të thotë kjo se dialogu ka kaluar komplet në duar të Bashkimit Evropian?

?Pa involvimin direkt dhe brutal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, marrëveshje ne mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë?.

Dialogu Kosovë-Serbi ishte ndërprerë 18 muaj më parë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon